Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se Kupa e Botës 2026 ka qenë e fundit për të në karrierë, megjithatë ai nuk ka mbyllur përfundimisht mundësinë për të vijuar të luajë me Portugalinë.
Pas largimit të Portugalisë nga Spanja në fazën e 1/8 së finales, ku kundërshtarët siguruan kualifikimin falë një goli të realizuar në minutat shtesë, sulmuesi portugez foli për zhgënjimin e tij.
Ronaldo tha se i vjen keq për mënyrën si mori fund aventura e tij në Kupën e Botës, por nënvizoi se largohet pa pendesë.
“Jam i trishtuar që u eliminuam nga Kupa e Botës në këtë mënyrë”.
“Por dhashë gjithçka. Dhurova më të mirën time dhe largohem me ndërgjegje të pastër”.
“Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të vazhdosh përpara”.
“E vërteta është se ky ishte Botërori im i fundit, po. Por tani do të kem kohë të mendoj, të jem me familjen time dhe të mos marr vendime me kokë të nxehtë. Jeta vazhdon”, deklaroi Ronaldo.
Sidoqoftë, 41-vjeçari la të hapur mundësinë për të vazhduar me kombëtaren portugeze, duke lënë sinjale se mund të ketë si objektiv Kampionatin Evropian 2028.
Ai rikujtoi gjithashtu suksesin historik në Euro 2016, të cilin e sheh si arritjen më të rëndësishme me fanellën e Portugalisë.
“Si ndihem sot? Njësoj. Me ndërgjegje të pastër. Dhurova më të mirën time. Kam fituar tre trofe me Portugalinë”.
“Para Cristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe. Prandaj jam i lumtur”.
“E vërteta është se trofeu më i madh që kam fituar me kombëtaren ishte ai i vitit 2016, i cili për mua ka të njëjtën vlerë si një Kupë Bote”.
“Prandaj e përsëris, largohem me ndërgjegje të pastër. Dhashë gjithçka dhe kaq. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon”, përfundoi ai.
Ndërkaq, Ronaldos i duhen edhe 24 gola për t’u bërë futbollisti i parë që arrin shifrën e 1 mijë golave në karrierë.//


