Ange Postecoglou pranë Al-Nassr, australiani pritet të drejtojë ekipin e Cristiano Ronaldos

Ange Postecoglou pranë Al-Nassr, australiani pritet të drejtojë ekipin e Cristiano Ronaldos

Lajme

Ange Postecoglou, ish-trajneri i Tottenhamit, është gati të marrë drejtimin e Al-Nassr, duke u bërë kështu trajneri i Cristiano Ronaldos dhe pjesës tjetër të skuadrës saudite.

Trajneri australian ka arritur një marrëveshje në parim për të marrë postin e trajnerit të ri te klubi nga Riadi.

Drejtuesit e Al Nassr kanë shfaqur interes të fortë për të pas eksperiencave të tij te Celtic dhe Tottenham, ku ai u dallua për vendosjen e një loje të veçantë me prirje sulmuese.

Klubi nga Arabia Saudite e konsideron atë si alternativën e duhur për t’i dhënë ekipit qëndrueshmëri në planin afatgjatë dhe për të synuar trofetë në Superligën e Arabisë.

Së fundmi, Postecoglou kishte qenë i angazhuar me UEFA-n në rolin e analistit, por oferta e ardhur nga Arabia Saudite rezultoi mjaft konkrete që trajneri 60-vjeçar me përvojë të vendoste të ndërmerrte një hap të ri dhe të merrte në dorë një skuadër me shumë yje ndërkombëtarë.

Përpara se të mbërrinte në Evropë, ku drejtoi Celtic, Tottenham dhe Nottingham Forest, Postecoglou pati sukses edhe në krye të përfaqësueses australiane, me të cilën fitoi Kupën e Azisë, si edhe te skuadra japoneze Yokohama Marinos.

Promo