Tensione në prag të Botërorit: përplasje mes policisë amerikane dhe delegacionit të Egjiptit

Tensione në prag të Botërorit: përplasje mes policisë amerikane dhe delegacionit të Egjiptit

Lajme

Pak përpara sfidës historike të raundit të 16-tave të Kupës së Botës ndaj Australisë, përfaqësuesja e Egjiptit u përball me një episod të pakëndshëm në hotelin ku ishte akomoduar në Dallas gjatë turneut.

Raportimet mediatike bëjnë me dije se në hollin e hotelit pati një përplasje verbale mes disa efektivëve të policisë lokale, të angazhuar për sigurinë e godinës, dhe disa pjesëtarëve të delegacionit egjiptian.

Sipas asaj që thuhet, situata nisi në momentin kur Trezeguet, një nga emrat më të njohur të Egjiptit, pranoi të pozonte për një foto me një djalë që kërkonte një kujtim me yllin e kombëtares egjiptiane.

Teksa po realizoheshin fotot, një anëtar i delegacionit të Egjiptit kaloi pranë një polici amerikan, i cili, sipas dëshmitarëve okularë, iu drejtua me zë të lartë duke i kërkuar të largohej.

Më pas pati një debat të shkurtër verbal, që krijoi tension te personat e pranishëm, por gjithçka u qetësua brenda pak minutash pa pasoja apo incidente të tjera.

Pavarësisht kësaj, episodi ndikoi negativisht në klimën e qetë të kampit egjiptian, pikërisht në prag të nisjes së fazës eliminatore të Kupës së Botës, ku “Faraonët” i pret një përballje jashtëzakonisht e rëndësishme ndaj ekipit australian.

https://x.com/onzemasr/status/2072812165606613243

Promo