Riyad Mahrez i jep fund rrugëtimit me Algjerinë pas daljes nga Kupa e Botës

Riyad Mahrez i jep fund rrugëtimit me Algjerinë pas daljes nga Kupa e Botës

Lajme

Pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, kapiteni i Algjerisë, Riyad Mahrez, ka vendosur të mbyllë karrierën e tij me ekipin kombëtar.

Futbollisti anësor 35-vjeçar mori vendimin të tërhiqet nga përfaqësuesja pas një rruge deri diku pozitive të Algjerisë në Kupën e Botës 2026.

Menjëherë pas eliminimit të kombëtares algjeriane, Mahrez deklaroi për beIN Sports: “Kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar”.

Në sfidën e fundit të fazës së grupeve përballë Austrisë, ai realizoi dy gola, por Algjeria nuk arriti të shkonte më larg se faza e 1/16-tës.

Mahrez e mbyll këtë kapitull pas një periudhe të suksesshme me kombëtaren, ku regjistroi 119 paraqitje, shënoi 40 gola dhe dha 45 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ngriti me Algjerinë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2019. Po ashtu, në vitin 2016 u vlerësua si Futbollisti Afrikan i Vitit, duke përforcuar pozitën e tij si një nga lojtarët afrikanë më të spikatur të brezit të tij.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2072920590902571115

Promo