Zbulohen formacionet zyrtare të Spanjës dhe Austrisë, La Funte vendos për Lamine Yamal

Zbulohen formacionet zyrtare të Spanjës dhe Austrisë, La Funte vendos për Lamine Yamal

Lajme

Janë publikuar 11-shet startuese të Spanjës dhe Austrisë për përballjen vendimtare në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Takimi parashikohet i luftuar, me spanjollët që mbështeten te një grup lojtarësh me bazë nga Barcelona, ndërsa Austria paraqitet me një skuadër të ekuilibruar dhe të fortë në aspektin fizik.

Spanja hyn në këtë ndeshje me shumë imagjinatë në mesfushë, aty ku Pedri dhe Rodri pritet të diktojnë ritmin, ndërsa Dani Olmo dhe Lamine Yamal do të kërkojnë të krijojnë rrezik në repartin ofensiv.

Në krahun tjetër, Austria do të mbështetet te organizimi taktik dhe te kundërsulmet e shpejta, me Sabitzer dhe Gregoritsch si pikat kryesore.

Spanja: Simón; Cucurella, Laporte, Cubarsí, Porro; Olmo, Pedri, Rodri; Baena, Oyarzabal, Lamine Yamal

Austria: Schlager; Posch, Alaba, Danso, Laimer; Seiwald, X. Schlager; Sabitzer, Gregoritsch, Schmid; Wanner

Promo