Aldrit Oshafi nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit, pasi sulmuesi nga Berati ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën vlonjate.
Hapi i radhës në karrierën e 26-vjeçarit do të jetë në Poloni, aty ku ai do t’i bashkohet Pogon Grodzisk Mazowiecki, ekip që militon në ligën e dytë.
Gjatë sezonit 2025-2026, Oshafi u aktivizua në 31 ndeshje me Flamurtarin në Superiore, duke regjistruar 2 gola dhe 4 asiste.
Momenti më i spikatur i karrierës së qendërsulmuesit mbetet sezoni 2020-2021, kur me Teutën fitoi titullin kampion në Superiore dhe Superkupën e Shqipërisë, në periudhën kur në stolin e durrsakëve ishte trajner Edi Martini.








