Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Lajme

Willy Sagnol, ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, ka vlerësuar maksimalisht Michael Olisen, duke deklaruar se aktualisht ai është futbollisti më i mirë në botë.

Në një prononcim për “BILD”, Sagnol u shpreh se, nëse 24-vjeçari nuk arrin të fitojë “Topin e Artë” në fund të vitit, atëherë sipas tij ka diçka që nuk funksionon siç duhet në futboll.

“Olise është më i miri në botë, shumë përpara të gjithëve të tjerë. Nëse ai nuk e fiton Topin e Artë në fund të vitit, atëherë diçka seriozisht nuk shkon me futbollin”, deklaroi Sagnol.

Sipas tij, ajo që e dallon Olisen është përkushtimi ndaj skuadrës dhe ndikimi që jep në lojë, çka e vendos përpara futbollistëve të tjerë të momentit. Ai shkoi edhe më tej, duke e krahasuar me emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sagnol theksoi gjithashtu se lojtari i Bayernit mendon fillimisht për ekipin dhe jo për shifrat personale, ndërsa në këtë aspekt e krahasoi edhe me Zinedine Zidane.

“Zinedine Zidane ishte pikërisht i njëjti. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë dominuar futbollin botëror për 15 vitet e fundit, ende luajnë pak më shumë për veten dhe statistikat e tyre. Nuk kam asgjë kundër Ronaldos dhe Messit, ata janë të mrekullueshëm. Olise është thjesht një lojtar i vërtetë ekipi.”

Ai nënvizoi se, ndryshe nga shumë yje të futbollit modern, Olise nuk e ndërton lojën e tij mbi statistikat, dhe pikërisht kjo, sipas Sagnol, e bën atë kaq të veçantë në futbollin e ditëve të sotme.

Megjithëse ende nuk ka realizuar gol në Kupën e Botës, Olise ka regjistruar gjashtë asistime në katër ndeshje.

Promo