“Newsport.al” ka mësuar se Eridon Qardaku ka zgjedhur të aktivizojë klauzolën për zgjatjen e bashkëpunimit me Dinamon edhe me një vit. Kjo do të thotë se mesfushori shkodran, 25 vjeç, do të mbetet të paktën deri në verën e vitit 2027 te “blutë” e kryeqytetit.
Ky zhvillim i jep më shumë qetësi trajnerit Ilir Daja në repartin ofensiv, në një moment kur po afrohet ndeshja e parë ndaj Astanas në Conference League.
Qardaku është produkt i akademisë së Vllaznisë, klub me të cilin ka luajtur deri në ekipin U-19. Më pas, në verën e vitit 2019, ai u transferua te Bylis.
Në vitin 2023, mesfushori iu bashkua Vorës, ndërsa që nga 2024 është pjesë e Dinamos së kryeqytetit. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Eridon Qardakut është 250 mijë euro, shifra më e lartë e regjistruar në karrierën e 25-vjeçarit.










