Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Lajme

Paraqitjet e Johan Manzambit me Zvicrën në Kupën e Botës 2026 e kanë vendosur atë mes emrave më të përmendur të turneut. Mesfushori ka realizuar 3 gola dhe është kthyer në një nga futbollistët më të dalluar, duke tërhequr kështu vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Evropë.

Keith Downie i Sky Sports raporton se Newcastle United është ndër skuadrat që po e ndjek me kujdes lojtarin e Freiburgut.

Futbollisti 20-vjeçar po jep një kontribut të rëndësishëm për përfaqësuesen zvicerane në këtë Botëror, duke vazhduar formën pozitive që tregoi edhe gjatë sezonit me klubin. Ai ndihmoi Freiburgun të shkonte deri në finalen e Europa League, ku ekipi u mund nga Aston Villa.

Për Manzambin ka pasur interes edhe nga Roma, por vlera e lartë e kartonit të tij ka bërë që klubi italian të tërhiqet nga gara për transferimin.

Sipas raportimeve, Freiburg i ka vendosur lojtarit një çmim prej rreth 42 milionë funtesh, ose afërsisht 49 milionë euro.

Newcastle mund të krijojë hapësirën financiare të nevojshme për këtë operacion nëse shet një nga mesfushorët kryesorë të skuadrës, ndërsa Sandro Tonali dhe Bruno Guimarães janë përmendur si emra që mund të largohen.

Promo