Elbasani lë pas humbjen në miqësore, te nënkampionët vëmendja zhvendoset te debutuesit

Elbasani lë pas humbjen në miqësore, te nënkampionët vëmendja zhvendoset te debutuesit

Lajme

Elbasani është mposhtur nga Deciq në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Verdheblutë pësuan 3 gola dhe nuk dhanë një paraqitje shumë bindëse, në një moment kur shumë pranë është edhe sfida e rëndësishme e Conference League kundër BATE Borisov.

Pavarësisht këtij rezultati në “testin” miqësor, duket se nënkampionët nuk kanë zgjedhur të ndalen shumë te disfata, pasi kësaj here kanë ardhur me një postim kushtuar “debutuesve”.

Bëhet fjalë për afrimet e reja Ardit Nikaj, Ruben Hebaj, Joan Epitaux, Ledjo Tresa, Edoly Lokukit, si edhe për dy futbollistët e marrë hua nga Vora, Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj.

Tani për Elbasanin ndeshja e radhës ka rëndësi maksimale, pasi ndaj bjellorusëve do të synojnë një paraqitje dinjitoze dhe, pse jo, edhe kalimin në raundin pasardhës.

https://www.facebook.com/afelbasani/posts/pfbid04Dn435Z8fs9DVVF2kWKnsC6eoywZvZBjYNJQ9rCLScaJgU1vvagEdQjBdymSHC7dl
https://www.facebook.com/afelbasani/posts/pfbid04Dn435Z8fs9DVVF2kWKnsC6eoywZvZBjYNJQ9rCLScaJgU1vvagEdQjBdymSHC7dl

Promo