Steve Clarke largohet nga Skocia, trajneri 62-vjeçar dorëhiqet pas dështimit në Botërorin 2026

Steve Clarke largohet nga Skocia, trajneri 62-vjeçar dorëhiqet pas dështimit në Botërorin 2026

Lajme

Steve Clarke nuk është më në krye të Skocisë. Menjëherë pas eliminimit nga Botërori 2026, trajneri 62-vjeçar i paraqiti dorëheqjen Federatës Skoceze të Futbollit, duke marrë mbi vete përgjegjësinë e plotë për dështimin në Kupën e Botës.

Në Botërorin 2026, Skocia bënte pjesë në Grupin C së bashku me Brazilin, Marokun dhe Haitin. Skocezët arritën të fitonin vetëm ndaj Haitit me rezultatin 1-0, ndërsa në dy ndeshjet e tjera dolën të mundur. Pikërisht humbja e fundit 3-0 përballë “Seleçao” çoi edhe te vendimi i Clarke për t’u larguar.

Clarke mori drejtimin e përfaqësueses skoceze në maj të vitit 2019 dhe gjatë periudhës së tij në stol e udhëhoqi kombëtaren britanike në 81 ndeshje. Bilanci i tij përfshin 38 fitore, 14 barazime dhe 29 humbje.











Promo