Superiore

Vllaznia mbyll testin e tretë në Slloveni, Murataj dhe Tafili shënojnë në humbjen 4-2 ndaj FC Koper

VllazniaEkipi i Vllaznisë ka përmbyllur ndeshjen e 3-të në fazën përgatitore që po mban në Slloveni [...] Read More... The post Vllaznia mbyll testin e tretë në Slloveni, Murataj dhe Tafili shënojnë në humbjen 4-2 ndaj FC Koper appeared first on Albeu.com.

Vllaznia mbyll testin e tretë në Slloveni, Murataj dhe Tafili shënojnë në humbjen 4-2 ndaj FC Koper

Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e saj të tretë në kuadër të fazës përgatitore që po kryen në Slloveni. Në testin miqësor përballë FC Koper, skuadrës nënkampione të kampionatit slloven, shkodranët u mundën me rezultatin 2 – 4.

Për ekipin kuqeblu, të drejtuar nga Edi Martini, autorët e dy golave ishin Murataj dhe Tafili.

Kjo periudhë përgatitore po zhvillohet pak para raundit të parë të Conference League, ku Vllaznia do të ndeshet me sistem vajtje-ardhje ndaj Malishevës, skuadrës shqiptare që garon në Superligën e Kosovës.