Egnatia e përfundoi fazën përgatitore me një sukses bindës 3 – 1 ndaj skuadrës rumune të Botosanit, në një ndeshje të zhvilluar në Bullgari, ku reparti ofensiv ishte në plan të parë.
Ndonëse bëhej fjalë për një miqësore, kampionët e Superiores evidentuan cilësi dhe efikasitet përpara portës kundërshtare. Për rrogozhinasit realizuan Bakayoko, Albanese dhe Fernando Medeiros.
Kjo paraqitje përbën një sinjal inkurajues për ekipin e Nevil Dedes në prag të raundit të parë të Champions League, ku përballë do të kenë Petrocub të Moldavisë.
Takimi i parë do të luhet në transfertë më datën 8 korrik në stadiumin “Stadionul Municipal”, ndërsa ndeshja e kthimit është programuar për më 15 korrik në “Arena Egnatia”.


