Nga ora 18:00 e kësaj dite, Vllaznia do të luajë ndeshjen e saj të radhës miqësore kundër skuadrës sllovene FC Koper.
Sipas programit të përgatitjeve për sezonin e ri, të bërë publik pak ditë më parë nga vetë klubi shkodran, kuqeblutë do të zbresin sonte në fushë për një tjetër provë, ku sërish vëmendja do të jetë te paraqitja e futbollistëve në prag të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Conference League ndaj Malishevës.
Dy ditë më parë, ekipi i drejtuar nga Edi Martini triumfoi me rezultatin 6-3 ndaj kroatëve të NK Rudes, në një takim ku u dalluan afrimet Rrok Toma dhe Herald Marku, me këtë të fundit që u rikthye duke realizuar 2 gola.


