Messi nuk mbyll derën për Botërorin 2030

Messi nuk mbyll derën për Botërorin 2030

Lajme

Lionel Messi ka lënë të hapur mundësinë që të jetë pjesë edhe e Kupës së Botës 2030, duke mos e përjashtuar një vazhdim tjetër të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Aktualisht, vëmendja e tetë herë fituesit të Topit të Artë është te Botërori 2026, ku Argjentina po synon të ruajë statusin e kampiones së botës, ndërsa ai vazhdon të vendosë rekorde dhe të shkruajë histori.

Ylli argjentinas po kalon një turne të shkëlqyer në Kupën e Botës 2026, ku tashmë është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve me 18 gola. Me këtë shifër, Messi ka lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili kishte shënuar 16 herë.

Kapiteni i Argjentinës e hapi këtë edicion me një het-trik kundër Algjerisë, ndërsa më pas realizoi edhe dy gola në triumfin ndaj Austrisë, duke e çuar në 18 totalin e golave në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Ndonëse në Botërorin e ardhshëm do të ishte 43 vjeç, Messi nuk e ka hequr nga tavolina mundësinë e pjesëmarrjes.

“Nuk e di. E vërteta është se nuk po e mendoj këtë tani. Duket larg, por siç kam thënë, dua të fokusohem tek e tashmja. Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të kontribuoj, të ndihem mirë fizikisht dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarët”, ka deklaruar Messi.

Promo