Vllaznia, që po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, u mund 4 – 0 në ndeshjen miqësore përballë NK Olimpija Ljubljana.
Pavarësisht humbjes së thellë, klubi shkodran reagoi në rrjetet sociale pa e konsideruar si “dramë” këtë disfatë, duke theksuar se përballë kishte një nga skuadrat më të forta të Sllovenisë.
Te Vllaznia ka pasur edhe afrime të reja në ditët e fundit dhe skuadrës do t’i duhet kohë që këta lojtarë të përshtaten me grupin e mëparshëm. Testi i ardhshëm miqësor për kuqeblutë do të jetë ndaj NK Rudes.


