Superiore

Dinamo fiton në testin me Sileksin dhe aktivizon Përndrecën si përforcim të ri

DinamoNë prag të përgatitjeve për Conference League, ekipi i Dinamos ka zhvilluar miqësoren ndaj Sileks të Maqedonisë së Veriut në Ohër [...] Read More... The post Dinamo fiton në testin me Sileksin dhe aktivizon Përndrecën si përforcim të ri appeared first on Albeu.com.

Dinamo fiton në testin me Sileksin dhe aktivizon Përndrecën si përforcim të ri

Dinamo ka zbritur në fushë në Ohër për një ndeshje miqësore përballë Sileks të Maqedonisë së Veriut, teksa vijon përgatitjet në prag të sfidave të Conference League.

Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultatin 2 – 1, falë golave të realizuar nga Bruno Dita dhe Dejvi Metaj.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendje ishte edhe konfirmimi i lajmit të “Newsport” për kalimin e mbrojtësit Përndreca te Dinamo nga Bylisi. Futbollisti u aktivizua në pjesën e dytë të takimit.

Me këtë lëvizje, Ilir Daja forcon repartin e mbrojtjes, ndërsa Dinamo në raundin e parë të Conference League do të ketë përballë Astanën e Kazakistanit.