Iliria i beson sërish stolin Dritan Smajlit pas paraqitjes së shkëlqyer në Kategorinë e Parë

Iliria i beson sërish stolin Dritan Smajlit pas paraqitjes së shkëlqyer në Kategorinë e Parë

Lajme

Iliria ka vendosur të rikthejë Dritan Smajlin në drejtimin e skuadrës. Njoftimi është bërë publik nga vetë klubi i Fushë-Krujës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Pas një edicioni shumë pozitiv në Kategorinë e Parë, ku ekipi fushkrujas e përfundoi kampionatin në vendin e katërt me 45 pikë gjithsej, drejtuesit kanë zgjedhur që boshllëkun e krijuar pas largimit të Matias Tatangelo ta mbushin me një trajner që kishte arritur sukses me këtë skuadër dy vite më parë.

Në klubin e Ilirisë pritet që puna të nisë menjëherë për të forcuar grupin, me synimin që ekipi të përgatitet sa më mirë për sezonin e ri 2026/27/.

POSTIMI:

“Mirësevjen në shtëpi, Dritan Smajli! Klubi i Futbollit Iliria njofton rikthimin e Dritan Smajlit në krye të pankinës bardheblu. SUKSESE NË KËTË KAPITULL TË RI , SMAJLI!”

Promo