Laçi do të presë ditën e mërkurë në shtëpi skuadrën e Dinamos për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Një duel mjaft i rëndësishëm që do të startojë në orën 13:00 dhe që është me eleminim direkt.
Për këtë duel, kurbinasit kanë nisur edhe përgatitjet, ndërsa kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesit kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë falas dhe të gjithë tifozët do të kenë mundësi të shikojnë ekipin e tyre përballë dinamovitëve.
“90 minuta betejë për çerekfinalet. Hyrja do të jetë falas”, ka shkruar klubi kurbinas, ndërsa zbulon kështu edhe axhendën e sfidës. /newsport.al/
sport,Abissnet Superiore,dinamo city,laci , Abissnet Superiore,dinamo city,laci