Përballja e Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Iranit u ndërpre përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme të motit pranë stadiumit në Filadelfia.
Njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se një stuhi që iu afrua zonës së stadiumit detyroi autoritetet ta ndalin menjëherë ndeshjen, për arsye sigurie.
Ndërkohë, tifozët e pranishëm në tribuna janë udhëzuar të lëvizin drejt zonave të sigurta brenda stadiumit, teksa është paralajmëruar se “po afron një stuhi e fortë”.
Nëse kushtet atmosferike përmirësohen dhe nuk shfaqet aktivitet i ri elektrik në zonë, ndeshja pritet të rifillojë rreth orës 00:15.
Megjithatë, burime amerikane kanë raportuar se vazhdimi i plotë i takimit mund të shtyhet dhe të nisë sërish rreth orës 19:00 me kohën lokale, që korrespondon me rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës sonë.
Pas 45 minutave të para të lojës, Franca ishte në epërsi falë golit të Kylian Mbappe.
Deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar për orën e saktë të rinisjes, ndërsa zhvillimet po ndiqen nga afër nga organizatorët dhe shërbimet meteorologjike.


