Liverpooli i thotë jo ofertës së Interit për Curtis Jones

Liverpooli i thotë jo ofertës së Interit për Curtis Jones

Lajme

Liverpooli ka refuzuar ofertën e fundit të Interit, e cila kapte vlerën e rreth 25 milionë eurove, për mesfushorin Curtis Jones.

Sipas The Times, ndërsa konfirmimi ka ardhur edhe nga Fabrizio Romano, klubi anglez e çmon futbollistin anglez rreth 35 milionë funte, që përkthehen afërsisht në 40 milionë euro. Krahas kësaj shume, Liverpooli kërkon edhe 10 deri në 15 për qind nga një shitje e ardhshme e lojtarit.

Raportimet theksojnë se drejtuesit e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me mënyrën si ka vepruar Interi, pasi ofertën e paraqitur nga klubi italian e shohin dukshëm nën vlerësimin që i kanë bërë Jonesit.

Aktualisht, dallimi mes asaj që kërkon Liverpooli dhe asaj që ofron Interi mbetet i madh, ndaj bisedimet nuk po ecin me shpejtësinë e dëshiruar.

Pavarësisht kësaj situate, Interi vazhdon të jetë optimist se transferimi mund të konkretizohet për shkak të dy elementeve të rëndësishëm.

I pari lidhet me dëshirën e vetë Jones për t’u larguar nga “Anfield” gjatë kësaj vere. I dyti ka të bëjë me trajnerin e ri të Liverpoolit, Andoni Iraola, i cili, sipas raportimeve, nuk e sheh anglezin në planet e tij për edicionin e ardhshëm.

Po sipas këtyre raportimeve, Iraola synon ta forcojë repartin e mesfushës me opsione të tjera, ku përmendet Elliott Anderson ose edhe një afrim tjetër i një niveli të lartë.

Vullneti i lojtarit për të ndryshuar skuadër, së bashku me mungesën e një roli të rëndësishëm në projektin e ri të Liverpoolit, i japin Interit besim se marrëveshja mund të arrihet, edhe pse aktualisht ekziston një hendek i ndjeshëm financiar mes dy klubeve.

Nerazzurrët duan ta përfundojnë këtë operacion përpara startit të fazës përgatitore në mesin e muajit korrik, duke vendosur kështu një afat të qartë për të dyja palët që të gjejnë një kompromis në javët në vijim.

Promo