Tirana hidhet menjëherë në lëvizje, bardheblutë nisin kontaktet për Shqiprim Taipin pas largimit nga Gjilani

Tirana hidhet menjëherë në lëvizje, bardheblutë nisin kontaktet për Shqiprim Taipin pas largimit nga Gjilani

Lajme

Gjilani njoftoi vetëm pak orë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se bashkëpunimi me mesfushorin defensiv Shqiprim Taipi ka përfunduar.

Pasi mbylli aventurën me skuadrën e kuqe të Superligës së Kosovës, “shkatërruesi” tashmë po kërkon destinacionin e tij të radhës.

Raportimet nga Kosova bëjnë me dije se Tirana ka shfaqur interes për Taipin dhe mes dy palëve kanë nisur bisedimet.

Për 29-vjeçarin ka vëmendje edhe nga klube të tjera në Kosovë, por deri në këto momente pista më konkrete duket se është ajo e “rekordmenëve” të Shqipërisë, Tirana.

Promo