Supergol nga goditja e lirë, Kepi i Gjelbër realizon golin e parë në historinë e Kupës së Botës

Lajme

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër janë duke u përballur në ndeshjen e dytë të raundit të dytë në Grupin H të Kupës së Botës, që po luhet në Miami.

Takimi filloi me kujdes nga të dy përfaqësueset, me Uruguajin që u përpoq të mbante kontrollin e topit dhe të rrezikonte nga krahët, ndërsa Kepi i Gjelbër u fokusua te kundërsulmet e shpejta dhe organizimi i mirë në repartin defensiv.


Gjithsesi, në një çast vendimtar, Kepi i Gjelbër mori avantazhin pas një goditjeje dënimi nga afërsisht 30 metra. Lemini u ngarkua me ekzekutimin dhe goditi fuqishëm, ndërsa topi kaloi përmes murit mbrojtës, i cili u hap në çastin e goditjes, duke ia vështirësuar reagimin portierit.

Fernando Muslera nuk ia doli ta ndalte topin, që përfundoi në rrjetë dhe shkaktoi festë të madhe te skuadra afrikane. Ky ishte një moment historik, pasi bëhet fjalë për golin e parë të Kepit të Gjelbër në historinë e pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës.



Promo