“E prisja që do të realizonte, po e ndjek hap pas hapi”, Mbappe i bindur: Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten më të mirët

Lajme

Kylian Mbappe nuk ka lejuar që diskutimet për Erling Haalandin dhe Norvegjinë t’ia largojnë vëmendjen, duke theksuar se përqendrimi i tij i vetëm është te përballja e radhës e Francës ndaj Irakut në Kupën e Botës 2026.

Ylli francez u pyet për një takim të mundshëm me Haalandin në fazat e avancuara të turneut, por ai nënvizoi se ende nuk po e mendon një mundësi të tillë.


“Tani për tani nuk po mendoj për Haalandin. Ndoshta ata po mendojnë për ne, por unë po mendoj për Irakun”, u shpreh Mbappe.

Kapiteni i Francës komentoi gjithashtu debatin e vazhdueshëm mbi lojtarët më të mirë të brezit të tij, duke vendosur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në majë.

“Messi është lojtari më i mirë, së bashku me Cristianon, kjo është e qartë”.

“Unë mundohem ta ndihmoj ekipin tim të fitojë edhe një Kupë Bote. Të tjerat janë diskutime për gazetarët”.

Mbappe foli edhe për të ardhmen e tij në plan afatgjatë dhe rekordet që mund të thyejë gjatë karrierës, duke u përgjigjur me humor.

“Nuk do të jem këtu në moshën 40-vjeçare, do të më kenë larguar shumë më parë”.

“Nuk bëj plane për një kohë të gjatë. Dua ta shijoj këtë Kupë Bote”.

Në fund, sulmuesi francez u ndal edhe te forma e Lionel Messit, duke pranuar se nuk u habit kur argjentinasi gjeti sërish golin.

“E dija që Leo do të shënonte, ai shënon gjithmonë. Unë po e ndjek nga pas”, përfundoi Mbappe.

Promo