Futbollistët e Afrikës së Jugut morën një shpërblim të paimagjinueshëm pas barazimit me Çekinë në Kupën e Botës

Lajme

Kombëtarja e Afrikës së Jugut u bë qendra e vëmendjes së opinionit sportiv ndërkombëtar, por kësaj here jo vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe për skenat e pazakonta që u panë më pas në dhomën e zhveshjes.

Pas barazimit 1-1 ndaj Republikës Çeke në Kupën e Botës, përfaqësuesja afrikane u shpërblye me një bonus të pazakontë dhe tepër të vlefshëm.


Sipas raportimit ekskluziv të kanalit sportiv The Touchline, drejtuesit e federatës vendosën t’i nderojnë në mënyrë madhështore lojtarët për këtë rezultat.

Futbollistët përfituan dhurata në formën e bizhuterive luksoze dhe orëve të kushtueshme, me vlerë mbi 50,000 dollarë secila.

“Lojtarët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë mbi 50,000 dollarë, pasi siguruan një barazim kundër Republikës Çeke në Kupën e Botës. Dhuratat u dhanë si bonus për performancën e ekipit”, thuhej në postimin që u përhap me shpejtësi dhe u bë viral.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin çastin kur skuadrës iu soll një valixhe e mbushur me ora elitare, ku sipas gjithçkaje duket se kishte edhe modele nga marka prestigjioze si Rolex.

Futbollistët e Afrikës së Jugut nuk e fshehën gëzimin dhe habinë teksa morën aksesorët e tyre të rinj dhe të shtrenjtë.

Ndonëse shumica e federatave të futbollit japin bonuse financiare vetëm pas kalimit të fazës së grupeve ose në përfundim të turneut, afrikanojugorët treguan se dinë ta vlerësojnë dhe shpërblejnë shpirtin luftarak dhe një pikë të fituar ndaj një kombëtareje të favorizuar evropiane. Pyetja që mbetet është se çfarë do të merrnin në rast të një fitoreje ose kualifikimi.

Afrika e Jugut ka një pikë pas dy raundeve në Grupin A dhe i duhet fitorja në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut për të avancuar më tej.

Promo