Një skenë emocionale që përfshin babain e Luis Diaz është bërë virale gjatë Kupës së Botës 2026.
Pak para ndeshjes së Kolumbisë, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku babai i sulmuesit shfaqet i gjunjëzuar pranë një shtrati në dhomën e hotelit, duke u lutur përballë disa fanellave të përfaqësueses kolumbiane, përfshirë edhe atë me emrin e djalit të tij.
Pamjet prekëse kanë emocionuar mijëra tifozë, të cilët kanë vlerësuar besimin dhe mbështetjen e palëkundur të familjes për yllin e Bayern Munichut.
Videoja u publikua menjëherë pas paraqitjes mbresëlënëse të Luis Diaz në fitoren 3-1 të Kolumbisë ndaj Uzbekistanit në stadiumin “Azteca”.
Sulmuesi kolumbian shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe dha asistimin për golin e parë të realizuar nga Daniel Munoz, duke qenë një nga figurat kryesore në nisjen pozitive të “Los Cafeteros” në këtë turne.
Falë paraqitjes së tij, Diaz u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë çmimin MVP në debutimin e tij në Kupën e Botës.
Pamjet e babait të tij vetëm sa e bënë edhe më të veçantë një ditë tashmë të paharrueshme për Luis Diaz dhe familjen e tij.


