Publikohen formacionet zyrtare të Angli – Kroaci: Tuchel i beson Kane, Dalić eksperiencës së veteranëve

Lajme

Gjithçka është bërë gati për sfidën mes Anglisë dhe Kroacisë, me të dyja përfaqësueset që do të dalin në fushë për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zgjedhur t’i japë besim kapitenit Harry Kane në krye të sulmit, ndërsa pas tij do të rreshtohen Jude Bellingham, Noni Madueke dhe Anthony Gordon.


Në repartin e mesfushës e nisin nga minuta e parë Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa linja mbrojtëse drejtohet nga John Stones.

https://twitter.com/England/status/2067302252193460486


Nga ana tjetër, Kroacia e Zlatko Dalić vijon të mbështetet te eksperienca e legjendës Luka Modrić.

Mesfushori 40-vjeçar do ta udhëheqë ekipin në këtë debutim në Botëror, me mbështetjen e Perišić, Baturina dhe Pašalić në fazën sulmuese.

Parashikohet një përballje spektakolare mes dy kombëtareve, që synojnë ta nisin me triumf aventurën e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut.

Anglia: Pickford – James, Stones, Konsa, O’Reilly – Anderson, Rice – Madueke, Bellingham, Gordon – Kane.

Kroacia: Livaković – Šutalo, Vušković, Gvardiol – Stanišić, Modrić, P. Sučić, Perišić – Mario Pašalić, Baturina – Musa.

Promo