VIDEO/ Belgjika shmang humbjen falë një autogoli, Egjipti i Salah ndalet në barazim

Lajme

Ndeshja e parë e Grupit G mes Belgjikës dhe Egjiptit përfundoi në barazim. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Lumen Field” në Seattle u mbyll me rezultatin 1-1.

Avantazhin e parë e mori Egjipti në minutën e 19-të, falë golit të mesfushorit Emam Ashour. Pjesa e dytë nisi me ritëm nga të dyja skuadrat, por belgët u treguan më këmbëngulës dhe arritën të barazonin në minutën e 66-të pas autogolit të Hany.

Të dy ekipet u kënaqën me nga një pikë, në një ndeshje ku nuk munguan rastet e mira për shënim. Belgjika do të synojë suksesin në përballjen e radhës ndaj Iranit, ndërsa Egjipti do të përballet me Zelandën e Re.

Goli i Emam Ashour (Belgjikë 0-1 Egjipt)

Autogoli i Hany (Belgjikë 1-1 Egjipt)

Promo