ZYRTARE/ Mark Dodaj largohet papritur nga Teuta, 32-vjeçari i jep fund bashkëpunimit me durrsakët

Lajme

Mark Dodaj nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Përgatitësi atletik ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me skuadrën durrsake, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në rrjetet sociale.

“KF Teuta e falënderon Mark Dodajn për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me ekipin tonë, si dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në çdo angazhim të ardhshëm”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit durrsak.

Kujtojmë se 32-vjeçari e ka ushtruar më herët rolin e përgatitësit atletik edhe te Kombëtarja shqiptare U21. Ndërkohë, si futbollist, Dodaj ka qenë pjesë e ekipeve si Vllaznia U19, Kastrioti, Tërbuni dhe Burreli.

Promo