Spanja është ndalur në barazim ndaj Kepit të Gjelbër, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Grupit H në Botërorin 2026. Takimi i luajtur në “Mercedes-Benz Stadium” u mbyll me rezultatin 0-0.
Bëhet fjalë për një rezultat befasues, teksa kampionët në fuqi të Evropës hasën vështirësi përballë një kundërshtari që në letër konsiderohej “anonim”. Megjithatë, Kepi i Gjelbër përballoi mirë “furinë e kuqe”, duke u organizuar mjaft mirë në repartin defensiv.
Në këtë mënyrë, Spanja dhe Kepi i Gjelbër marrin nga 1 pikë secila. Tashmë vëmendja kalon te ndeshja tjetër e Grupit H, ajo mes Uruguajit dhe Arabisë Saudite, që do të luhet në mesnatë, në orën 00:00.
Spanjë 0 – 0 Kepi i Gjelbër
Botërori 2026: Raundi 1, Grupi H
Stadiumi: Mercedes-Benz Stadium
Arbitër: Adham Makhadmeh (jordanez)
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon; Llorente, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, F.Ruiz; F.Torres, Gavi, Oyarzabal. Trajner: Luis de le Fuente.
KEPI I GJELBËR: Vozinha; Moreira, Borges, Lopes, Lopes Cabral; Lenini, Duarte; Mendes, Monteiro, J.Cabral; Livramento. Trajner: Pedro Leitao Brito.


