E trishtë: Ndërron jetë futbollisti i Dukagjinit Bajram Rragamaj

Lajme

Klubi i futbollit KF Dukagjini nga Gjakova ka njoftuar se ka ndërruar jetë futbollisti i talentuar Bajram Rragamaj.

Dukagjini përmes një komunikatë zyrtare njoftoi për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte.


“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë”.

“Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”.

“Stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragamaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Promo