1 ditë para ndeshjes me Kroacinë, flet Gjimshiti: Në futboll duhet të jesh ndonjëherë i pisët…

Lajme

Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur në Dortmund ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri Brazilian Sylvinho doli sëbashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

Sa do të ndryshojë Shqipëri në ndeshjen e rradhës: “Ne këtu luajm me skuadra shumë të forta dhe një gabim i vogël të ndëshkon ashtu si ndodhi, këtë gjë duhet të ndryshojmë për këtë ndeshje të dyë.

Pasalic e keni pas shok skuadre keni folu: “Dikur po, tani jo, ajo që më ka mbet mendje është se Kroacia nuk ka luajtur kurrë me Shqipërinë më thoshte, më vjen mirë që do ta shoh nesër në fushë.

Kam folur me disa lojtarë pas ndeshjes së parë dhe ajo që duhet të rikuperojmë më tepër është ana psikologjike se sa ajo fizike. Kam folur me shokët e ekipit sigurisht me më të rinjtë që kanë më pak eksperiencë. Në ndeshje të tilla si ajo me Italinë duhet shumë eksperiencë, ajo që duhej të bënim ishte të ndalnim ritmin e tyre që ne nuk e bëm dot, ndonjëherë duhet të jesh pak i pisët në fushë dhe të marrësh atë që do.

Kroacia bëri një ndeshje jo të mirë në të parën dhe humbën ashtu si ne, por edhe ne do të tentojmë më të mirën ashtu si do ta bëjnë ata, do të shohim se kush do ta fitojë këtë duel..



sport,Gjimshiti,konference , Gjimshiti,konference

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *