1.3 milionë euro për rindërtimin e fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, së shpejti nisin punimet

Lajme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës për rindërtimin e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çeku ka bërë të ditur se do të investohen 1.3 milionë euro, teksa punimet do të nisin së shpejti.

“Sot kemi në nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, shkroi ai.

Kujtojmë se tash e pak muaj ka pushuar aktiviteti sportiv në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, i cili mbetet i mbyllur deri në renovimin e plotë.



sport,Fadil Vokrri,kombetarja e kosoves , Fadil Vokrri,kombetarja e kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *