Manchester City bëhet ekipi më i shtrenjtë në botë, lë pas PSG-në dhe Real Madrid

Lajme

Klubet e Premier Ligës janë shpenzuesit më të mëdhenj, me kampionatin anglez që është i pakrahasueshëm për fuqinë financiare me të tjerët. Por pavarësisht kësaj, vetëm dy klube të Premier Ligës janë përfshirë në renditjen e “top 10”, si skuadrat më të çmuara në Europë.

Sipas “Football Benchmark”, Mançester Siti kryeson klasifikimin, duke u krenuar me një rritje prej nëntë për qind. Kampionët e Anglisë dhe Evropës lënë pas disa skuadra të mëdha, duke përfshirë PSG-në dhe Realin e Madridit, ekipe të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërsa “qytetarët” krenohen me një vlerësim të skuadrës prej 1.4 miliard euro, skuadra e PSG-së vlerësohet me 1.1 miliard, ndërsa edhe Reali i Madridit e kalon vlerën e 1 miliard eurove. Më pas në renditje vijnë Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, dy klube që në fakt kanë pësuar rënie në vlerën e tyre këtë vit.

Gjigantët gjermanë kanë rënë me 2% të vlerës, pavarësisht se firmosën me një yll si Herri Kejn në verë. Në top 10 është edhe Manchester United, ndërsa Italia përfaqësohet nga Napoli, përkatësisht me vendin e shtatë dhe të nëntë. /balkanweb/



sport,Manchester City,PSG,real madrid , Manchester City,PSG,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *