Bruno Dita do të mbetet pjesë e Dinamos edhe në vijim. Kapiteni i dinamovitëve dhe klubi kryeqytetas kanë gjetur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
“Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se Bruno Dita ka rinovuar kontratën me klubin tonë”, shkruan ndër të tjera Dinamo. Vetë futbollisti ka hedhur firmën mbi një kontratë 1-vjeçare, me të drejtën për të aktivizuar edhe “opsionin” e rinovimit për një sezon tjetër.
Kujtojmë se 33-vjeçari është një “produkt” i Dinamos. Gjatë karrierës së tij, Dita ka luajtur gjithashtu për skuadra si Besa e Kavajës, Teuta, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës.
Poll
Lexo gjithashtu
Poll


