Zyrtare te Elbasani, portën ia beson Igor Aleksovskit, ish-lojtarit të bardhebluve të Shkupit

Zyrtare te Elbasani, portën ia beson Igor Aleksovskit, ish-lojtarit të bardhebluve të Shkupit

Lajme

Elbasani ka bërë zyrtar prej pak minutash afrimin e portierit Igor Aleksovski, duke i dhënë kështu zgjidhje repartit të portës për sezonin e ri.

Me këtë lëvizje në merkato, verdheblutë kanë gjetur zëvendësuesin e ish-portierit Martin Janacek, ndërsa trajneri Ivan Gvozdenovic fiton më shumë qetësi sa i takon rolit të numrit “1”.

Në edicionin që sapo u mbyll, 31-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm te Flamurtari në Superiore. Aleksovski regjistron gjithashtu edhe 2 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

Njohja që ai ka me Superioren pritet t’ia lehtësojë përshtatjen te Elbasani. Më herët, portieri në fjalë ka qenë pjesë edhe e bardhebluve të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa trofeun e vetëm në karrierë e ka fituar me Vardarin, kampionatin.

https://www.instagram.com/p/DaGp11zsmx5
https://www.instagram.com/p/DaGp11zsmx5

Promo