Epicentr Kamyanets-Podilskyi, skuadër e Premier League ukrainase, ka bërë publik afrimin e radhës, duke zyrtarizuar mbërritjen e qendërmbrojtësit shkodran Serjan Repaj.
Në moshën 25-vjeçare, futbollisti ka zgjedhur të mbyllë eksperiencën me Vorën dhe të vijojë karrierën në një klub jashtë vendit. Gjatë kohës te ekipi i drejtuar nga Arjan Bellaj, Repaj ishte kthyer në një pikë reference në repartin defensiv, ndaj largimi i tij lë një boshllëk të ndjeshëm te vorakët.
Në sezonin e fundit, ai u aktivizua në 33 nga 36 ndeshjet e Superiores, duke qenë një titullar i padiskutueshëm dhe një element me peshë e personalitet në mbrojtje.


