Diar Halili i dha fund huazimit te Tirana dhe zgjodhi të kthehet te Prishtina, skuadër që tashmë drejtohet nga Orges Shehi. Trajneri e vlerësoi shumë 22-vjeçarin gjatë kohës te “bardheblutë” në Superiore dhe tashmë e ka rikthyer në Kosovë.
Marrëveshja e Halilit me Prishtinën ishte e vlefshme deri në qershor 2027, por në njoftimin më të fundit klubi kryeqytetas ka bërë të ditur rinovimin me qendërmbrojtësin. Në këtë mënyrë, Diar Halili do të jetë pjesë e “bardhebluve” të Kosovës deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se 22-vjeçari e ka nisur karrierën te 2 Korriku. Më pas, mbrojtësi i talentuar ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Porton dhe KF Vjosën.


