La Liga

Zyrtare: Ibrahima Konate bëhet pjesë e re e Real Madridit

Real Madridi ka njoftuar zyrtarizisht transferimin e mbrojtësit francez, Ibrahima Konate, i cili vjen si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Liverpoolin.Klubi mbretëror ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e tretë në këtë afat kalimtar, përveç trajnerit Jose Mourinho. I fundit që i është b

Real Madridi ka bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit francez Ibrahima Konate, i cili i bashkohet klubit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin.

Klubi madrilen ka konfirmuar kështu transferimin e tretë në këtë afat kalimtar, përveç emërimit të trajnerit Jose Mourinho.


Futbollisti më i fundit që i është bashkuar Los Blancos është qendërmbrojtësi francez Konate, i cili ka firmosur një marrëveshje katërvjeçare.

“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konate kanë arritur marrëveshje që ai të jetë lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”.


Përpara mbrojtësit francez, Real Madridi kishte zyrtarizuar edhe afrimet e Marc Cucurellas dhe Bernardo Silvas.

Në mesin e marrëveshjeve që priten të zyrtarizohen së shpejti është edhe ylli i Interit, Denzel Dumfries, ndërsa klubi ka avancuar gjithashtu në bisedimet për transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea.