Herald Marku është afrimi më i ri i Vllaznisë. Ashtu siç ishte raportuar nga “Newsport.al” disa ditë më herët, mesfushori 30-vjeçar është larguar nga Flamurtari për t’u rikthyer në Shkodër.
Me klubin kuqeblu, Marku ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Duhet theksuar se marrëveshja nuk përfshin as opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
“Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu. Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion”, shkruan ndër të tjera klubi i Vllaznisë.


