Sabit Bilali nuk do të jetë më futbollist i Gjilanit, pasi palët kanë vendosur me marrëveshje të ndërpresin bashkëpunimin. Mesfushori 28-vjeçar mbyll kështu aventurën e tij te skuadra e kuqe e Superligës së Kosovës.
Bilali iu bashkua Gjilanit në korrik të vitit 2024, menjëherë pasi kishte përfunduar eksperiencën me Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Gjatë karrierës së tij, 28-vjeçari ka luajtur edhe për Partizanin në Superiore, si dhe për Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Dinamo Zagreb U19.
Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, klubi nga Gjilani shkruan mes të tjerash: “Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive”.


