Klubi i Ferizajt ka bërë zyrtare emërimin e Alban Dragushës si trajner të parë të ekipit.
Nëpërmjet një komunikate, ferizajasit kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Dragushën, i cili do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Trajneri kosovar i bashkohet Ferizajt pas periudhës së tij te FC Prishtina, ndërsa klubi vlerëson se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të jenë të rëndësishme për përmbushjen e objektivave të ekipit.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Alban Dragusha, i cili është emëruar trajner i ri i skuadrës sonë. Dragusha vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina dhe sjell me vete përvojë, profesionalizëm dhe ambicie për sukses”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ferizaj i ka dëshiruar mirëseardhje trajnerit të ri, duke i uruar suksese në drejtimin e ekipit.


