“Zhduku nga këtu” – tifozët e Bayern Munich duan shkarkimin e menjëherëshëm të Thomas Tuchel

Lajme

Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 3-0, ku tifozët bavarez fajtorin kryesor po e konsiderojnë trajnerin Thomas Tuchel.

“Aspirinat” e Xabi Alonso i “dhuruan” bavarezëve një goditje të fortë në luftën për titull, pasi Bayer Leverkusen tani udhëheq Bundesligën me pesë pikë më shumë se rekordmenët gjermanë.

Pas humbjes me Leverkusen, tifozët bavarezë shpërthyen në akuza ndaj trajneri Thomas Tuchel.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, pjesa më e madhe e tifozëve të Bayern Munich ishin të bashkuar në një pikë, kërkojnë me ngulm nga drejtuesit që të largojnë Thomas Tuchel nga posti i trajnerit.

Trajneri 50-vjeçar iu bashkua Bayernit në marsin e vitit të kaluar, teksa ka fituar kampionatin sezonin e kaluar.

Por, ky sezon ka nisur keq për Bayern Munichun që humbi Superkupën e Gjermanisë, pastaj u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe tani e sheh veten pesë pikë prapa Bayer Leverkusenit në kampionat.

Tifozët kërkojnë një reagim nga drejtuesit, por edhe nga vetë Tuchel që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të largohet. /Telegrafi/



sport,Bayern Munich,Bundesliga,Thomas Tuchel , Bayern Munich,Bundesliga,Thomas Tuchel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *