Tifozët e Liverpoolit kërkojnë emërimin e Xabi Alonsos, pasi është bërë virale taktika e cila ‘shkatërroi’ Bayernin

Lajme

Tifozët e Liverpoolit po kërkojnë emërimin e Xabi Alonsos si trajneri i tyre më i ri, pasi është bërë virale në internet një video e cila shpjegon taktikën që përdori tekniku spanjoll për të ‘gjunjëzuar’ para turmës vendase Bayern Munichun.

Mbrëmjen e së shtunës, dy skuadrat më të mira këtë sezon në Bundesliga u ballafaquan, me Leverkusen që synonte të zgjaste epërsinë në pesë pikë ndaj Bayernit.

Përballë një stadiumi të mbushur nga tifozët në ‘BayArena’, djemtë e Alonsos prodhuan një shfaqje fantastike të futbollit, duke siguruar një fitore me rezultat 3-0 falë golave të Josip Stanisic, Alex Grimaldo dhe Jeremie Frimpong.

Gjatë javëve të fundit, tifozët e Liverpoolit i kanë kushtuar vëmendje të madhe Leverkusenit, pasi u zbulua se Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit.

Si rezultat, ish-mesfushori i Liverpoolit është kandidati kryesor për të pasuar Kloppin në stolin e “Të Kuqve”.

Pas përfundimit të ndeshjes mes Leverkusen dhe Bayern, një video virale ka bërë që kërkesat e tifozëve për emërimin e Alonsos në krye të klubit të rriten.

Duke reaguar në rrjetet sociale, një tifoz tha: Kam parë mjaftueshëm, sillni Xabin në shtëpi.

Një tjetër tha: Është e vështirë të emocionohesh kaq shumë për dikë për mundësinë që të jetë trajner i Liverpoolit, por Xabi Alonso po bën shumë mirë apo jo.

Një tifoz i tretë tha: Po flas për të gjithë kur them se dua ta sjell atë tek Liverpooli sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/



sport,Bayer Leverkusen,Bayern Munich,Bundesliga,liverpool,Premier League,Xabi Alonso , Bayer Leverkusen,Bayern Munich,Bundesliga,liverpool,Premier League,Xabi Alonso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *