Zbulohet rituali special i Bellingham para ndeshjeve – Klopp dhe Messi e bëjnë këtë gjithashtu

Lajme

Çdo futbollist në botë ka rutinën e tij personale para ndeshjeve dhe këtu nuk bën përjashtim as Jude Bellingham.

Para çdo ndeshje, mesfushori i Real Madridit futet direkt në fushë teksa skuadra hyn në stadium, për të monitoruar gjendjen e barit dhe për të t’i dhënë një shikim stadiumit.

Përveç anglezit, të njëjtën gjë e bëjnë edhe Jurgen Klopp dhe Lionel Messi sa herë që Liverpooli luan qoftë si vendas ose musafir dhe argjentinasi sa herë që luan për klubin dhe kombëtaren.

Ky ritual siç duket i ka sjellë fat reprezentuesit anglez i cili në sezonin e tij debutues me fanellën e Real Madridit është duke tejkaluar çdo parashikim të mundshëm.

Deri në këtë fazë të garave, Bellingham ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 25 ndeshje për “Los Blancos”.

Jo shumë kohë më parë 20-vjeçari fitoi trofeun e tij të parë me klubin madrilen, teksa mposhtën Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, në atë që njëherësh ishte edhe trofeu i parë i sezonit për klubin./Telegrafi/



sport,Jude Bellingham , Jude Bellingham

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *