Futbolli italian është përfshirë nga një tjetër skandal i rëndë, me vëmendjen që këtë herë është përqendruar te mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, i cili po hetohet në lidhje me një rast të dyshuar që ka të bëjë me prostitucionin e të miturve.
Sipas raportimit të gazetës prestigjioze italiane Gazzetta dello Sport, futbollisti ka marrë sot njoftimin për hapjen e hetimeve dhe pritet të merret në pyetje në ditët në vijim.
Bastoni, i cili kujtohet edhe për kartonin e kuq të marrë në Zenicë në finalen e play-off-it mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Italisë, dyshohet se ka qenë i lidhur me një vajzë 17-vjeçare.
Ky dyshim është pjesë e një hetimi më të gjerë që po zhvillohet për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos.
Prokuroria vendore po verifikon akuzat për organizimin e këtij rrjeti, ndërsa ndaj Bastonit, vlera e të cilit në treg përllogaritet rreth 65 milionë euro dhe që deri vonë konsiderohej një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, rëndon dyshimi se ka shfrytëzuar shërbimet e këtij rrjeti.
Në fundmi, agjencia italiane ANSA bëri publike emrat e personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë skandal të rrjetit të prostitucionit të organizuar, si edhe në veprimtari të tjera të paligjshme.
Mes emrave të përmendur janë Rafael Leao, Dusan Vlahovic, Olivier Giroud, Achraf Hakimi, Dean Huijsen, Daniel Maldini, Arthur Melo dhe shumë të tjerë.



