Merkato

Vllaznia siguron Rrok Tomën, kuqeblutë forcojnë repartin ofensiv për Conference League

VllazniaNë “story” e Instagram, klubi i Vllaznisë ka shfaqur duke u futur në fushën e blertë të stërvitjes sulmuesin Rrok Toma [...] Read More... The post Vllaznia siguron Rrok Tomën, kuqeblutë forcojnë repartin ofensiv për Conference League appeared first on Albeu.com.

Vllaznia siguron Rrok Tomën, kuqeblutë forcojnë repartin ofensiv për Conference League

Vllaznia ka dhënë një sinjal të qartë në “story”-n e publikuar në Instagram, ku në fushën stërvitore është shfaqur sulmuesi Rrok Toma.

Në këtë mënyrë merr konfirmim edhe raportimi i “Newsport.al”, sipas të cilit talenti lezhjan do t’i bashkohet ekipit shkodran për ndeshjet e Kupave të Evropës.

Ky afrim i përkohshëm e bën edhe më të kompletuar skuadrën kuqeblu përpara sfidës me Malishevën në raundin e parë të Conference League.

Me ardhjen e këtij lojtari, trajneri Edi Martini fiton alternativa shtesë në repartin e avancuar. Ndërkohë, Vllaznia po vijon përgatitjet në Slloveni, aty ku ndodhet aktualisht në fazën përgatitore.