Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët janë rikthyer fuqishëm te rezultatet pozitive, teksa tashmë kanë “blinduar” një vend në “Final – Four”. Kuqeblutë kanë “korrur” 4 fitore rresht , duke sjellë një atmosferë pozitive në skuadër.
Krahas kampionatit, në Shkodër po punojnë fort edhe për merkaton. Drejtuesit kërkojnë të përforcojnë skuadrën me elementë cilësor, madje kanë nisur nga puna për të bërë edhe transferimin e bujshëm në Superiore.
Një ‘Shkodran” për Shkodrën. Në radarin e kuqebluve është Shkodran Mustafi, i cili aktualisht është pa në ekip dhe drejtuesit e Vllaznisë po tentojnë ta sjellin në Superiore. 31-vjeçari prej korrikut të vitit 2023 është pa një skuadër dhe në këtë mënyrë mund të përfitojnë shkodranët.
Ka qenë vetë trajneri Qatip Osmani, i cili ka konfirmuar për shtypin e shkruar se kanë nisur bisedimet, madje e ka takuar personalisht babain e mbrojtësit të djathtë. Kujtojmë se Mustafi është shpallur kampionë bote me Gjermaninë në vitin 2024, ndërsa ka luajtur për ekipe si Arsenali, Levante, Schalke etj. Mbetet të shihet nëse Vllaznia do t’ia dalë të bindë Shkodranin për t’u transferuar në Shkodër, apo gjithçka do të mbetet një “ëndërr”. /newsport.al/
sport,shkodran mustafi,vllaznia , shkodran mustafi,vllaznia