Bekim Balaj është golashënuesi i Superiores këtë sezon. Me golat e tij ka kontribuar te Vllaznia, që mban aktualisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.
“Stërvitje apo jo, ai është sulmuesi më i mirë në Shqipëri”, shkruan Vllaznia në rrjetet sociale.
Kuqeblutë po ashtu tregojnë numrin e 17 golave të shënuar, nga Balaj gjatë këtij sezoni në Superiore.
Ndeshjen e radhës Vllaznia e luan në transfertën e Durrësit kundër Teutës.
Ditën e shtunë në orën 18:00 do të kërkohet vetëm fitorja, e cila ka mungon prej 1 muaji.
sport,Bekim Balaj,Superiore,vllaznia , Bekim Balaj,Superiore,vllaznia