Superiore

Vllaznia karikon motorët për sfidën europiane, Alban Xhaferi i çon sinjal Malishevës me treshen Balaj-Gurishta-Murataj

VLLAZNIAVllaznia do të përballet me Malishevën, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Conference League, të enjten më 9 korrik prej orës 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi” [...] Read More... The post Vllaznia karikon motorët për sfidën europiane, Alban Xhaferi i çon sinjal Malishevës me t

Vllaznia karikon motorët për sfidën europiane, Alban Xhaferi i çon sinjal Malishevës me treshen Balaj-Gurishta-Murataj

Të enjten, më 9 korrik, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të luajë ndaj Malishevës ndeshjen e parë të kualifikueseve të Conference League.

Në prag të kësaj përballjeje me peshë për shkodranët në arenën europiane, presidenti i klubit Alban Xhaferi ka preferuar të japë sinjalet e para përmes rrjeteve sociale, me një publikim në Instastory.

Në imazhin e shpërndarë prej tij dallohen sulmuesi Bekim Balaj, mbrojtësi Erdenis Gurishta dhe Edon Murataj. Ky postim shihet si një tregues i qartë i dëshirës së kuqebluve për të “shkelur gazin” që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri.

Duhet theksuar se ekipi i drejtuar nga trajneri Edi Martini nuk është shfaqur shumë bindës në ndeshjet miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore, por te Vllaznia i gjithë përqendrimi është vendosur tashmë te kjo sfidë me rëndësi të madhe.